Politike

U vetëdorëzua në polici, lirohet Arben Isaku i akuzuar për legalizime me dokumenta false

14 Gusht 2019, 16:28 Nga DOSJA
U vetëdorëzua në polici, lirohet Arben Isaku i akuzuar për

DURRËS– Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për Arben Isakun. Seanca për zv. drejtorin e  Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Durrës që u akuzua për abuzime me dhënien e legalizimeve në qytetin bregdetar.

Organi i akuzës i përfaqësuar nga Sokol Nishani i cili ka kërkuar këtë masë sigurie e cila më pas është pranuar nga gjyqtarja Dhurata Bilo.

Isaku në bashkëpunim me dy persona të tjerë kishin lëshuar leje legalizimi me dokumente të falsifikuara për një sipërfaqe 123 metra katror dhe truall 500 metra katror në zonën e plazhit.

Arben Isaku u vetëdorëzua një ditë më parë në Policinë e Durrësit.

Numri dy i Partisë Socialiste në këtë qytet, u shpall në kërkim nga policia pas aksionit “Plazh i lirë” në Durrës.

Isaku akuzohet se në bashkëpunim ka dhënë leje legalizimi për për një sipërfaqe 123 metra katror dhe truall 500 metra katror në zonën e plazhit.

Arben Isaku njihet si numri dy i Partisë Socialiste në Durrës pasi është sekretar i Përgjithshëm i degës së PS-së në Durrës. Gjithashtu Isaku është kryetar aktuali i grupit të këshilltarëve socialistë në bashkinë e Durrës që drejtohet nga Valbona Sako.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lirohet arben isaku lirohet arben isaku

Sondazh

Poll