Aktualitet

Rrahu nënën, arrestohet 28-vjeçari në Durrës

Denoncimi për 28-vjeçarin është bërë nga vetë nëna e tij.

12 Shtator 2022, 14:40 Nga F.M
Rrahu nënën, arrestohet 28-vjeçari në Durrës
Policia e Durrësit

DURRËS- Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit. Mësohet se i riu akuzohet se ka dhunuar nënën e tij.

28-vjeçari me inicialet O. K., banues në Durrës akuzohet për veprën penale  “Dhuna në familje”. Denoncimi për 28-vjeçarin është bërë nga vetë nëna e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

policia e durresit

Sondazh

Poll