Aktualitet

Viti i ri shkollor/ Durrësi 2% më pak nxënës në 9-vjeçare dhe 8% në shkollat e mesme

Ndërkohë sipas ministrisë së Arsimit 13 shkolla, kryesisht të ciklit të mesëm, do ta zhvillojnë procesin mësimor në turnin e dytë në shkollat pritëse, sepse ende nuk janë rindërtuar.

12 Shtator 2022, 14:34 Nga e.k
Viti i ri shkollor/ Durrësi 2% më pak nxënës në
Foto ilustruese

DURRËS- Qytetti i Durrësit e ka nisur këtë vit të ri shkollor me 2% më pak nxënës në ciklin 9-vjeçar dhe 8% në atë të mesëm.

Ndërkohë sipas ministrisë së Arsimit 13 shkolla, kryesisht të ciklit të mesëm, do ta zhvillojnë procesin mësimor në turnin e dytë në shkollat pritëse, sepse ende nuk janë rindërtuar.

Për të tretin vit radhazi, rreth 4700 nxënës do të zhvillojnë mësimin pasdite, ndërkohë që 3 vite pas tërmetit janë rikonstruktuar dhe ndërtuar nga e para 17 shkolla e kopshte, që mirëpresin 7993 nxënës që e zhvillojnë mësimin në kushte bashkëkohore.

durres ministria e arsimit

Sondazh

Poll