Sport

VIDEO/ Lind ylli i ri i tenisit botëror: 19-vjeçari Carlos Alcaraz fiton US Open…

Ai mundi 3-1 norvegjezit Casper Ruud. Rritja e tenistit spanjol nga viti i kaluar, është meteorike. Nga sot, ai është tenisti më i ri që ka arritur ndonjëherë numrin ‘1’ në renditjen botërore

12 Shtator 2022, 08:16 Nga DOSJA

VIDEO/ Lind ylli i ri i tenisit botëror: 19-vjeçari Carlos Alcaraz

SHBA - Carlos Alcaraz fitoi këtë të dielë Grand Slamin e parë në karrierën e tij. Në moshën 19-vjeçare, tenisti spanjol, i konsideruar si talenti i madh i gjeneratës së kësaj dekade, fitoi në finalen e US Open ndaj norvegjezit Casper Ruud, i cili ishte i pranishëm në finalen e dytë të karrierës së tij, pasi u mund nga Rafael Nadal në finalen e Roland Garrosit të fundit.

Në fushën, ‘Artur Ashe’, supremacia e Alcaraz u duk që herët dhe Carlitos mbylli pjesën e parë me rezultatin 6-4. Në të dytin, Ruud theu shërbimin në 3-2 dhe fitoi epërsi, duke përfunduar me shpejtësi, me 6-2. Në setin e tretë, i cili ishte mjaft i luftuar, tenisti spanjol fitoi 7-6, kaluar në epërsi. Në setin e katërt, Alcaraz theu servisin kur kryesonte me 3-2, për ta përfunduar 6-3 dhe nisur festën në Nju Jork. Tashmë, me rezultatin 3-1 ai ishte fituesi i turneut US Open për meshkuj.

Rritja e Carlos Alcaraz nga viti i kaluar, është meteorike. Nga sot, ai është tenisti më i ri që ka arritur ndonjëherë numrin ‘1’ në renditjen botërore, duke pasur parasysh eliminimet e hershme në turneun e Daniil Medvedev dhe Rafael Nadal. Alcaraz, 19 vjeç, mposht rekordin e mbajtur nga australiani Lleyton Hewitt, i cili ishtee në krye të renditjes botërore në moshën 20 vjeç e 9 muaj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll