Sport

Kishte mosmarrëveshje me trajnerin, mbrojtësi “braktis” përfaqësuesen e Kosovës, Giresse i dërgon ftesë…

Me gjasa, mbrojtësi i St Paulit, Leart Paçarada, do të rikthehet te Kombëtarja e Kosovës.

12 Shtator 2022, 07:52 Nga DOSJA

Kishte mosmarrëveshje me trajnerin, mbrojtësi “braktis”

KOSOVE - Burime të SuperSport, raportojnë se trajneri Alain Giresse i ka dërguar ftesë 27-vjeçarit për t’i rikthyer në përfaqësuesen e Kosovës për dy ndeshjet e fundit të Nations League, që zhvillohen në fund të shtatorit.

Mbrojtësi i krahut të majtë mungonte te Kosova që nga 4 prilli i vitit 2021, kur nëpërmjet një letre kishte hequr dorë nga ekipi përfaqësues, për aq kohë sa në krye do të ishte trajner Bernard Challandes. Në atë, kohë Paçarada ishte ndier i injoruar nga trajneri zviceran, i cili nuk e kishte aktivizuar.

Edhe pas ardhjes se francezit Giresse, mbrojtësi Leart Paçarada nuk kishte marrë ftesë në grumbullimin e parë të përfaqësueses së Kosovës, mirëpo tani duket se të gjitha gjërat  janë qartësuar dhe pritet që lojtari të jetë në dispozicion të Giresse për dy ndeshjet e fundit në grupe kundër Irlandës së Veriut dhe Qipros.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll