Aktualitet

Sezoni i ri shkollor/ Në Lushnjë 300 nxënës më pak, në Fier disa godina jashtë funksioni

Me dy turne do të bëhet mësimi në shkollat Skënder Libohova, Foto Puka dhe 4 dëshmoret. 

12 Shtator 2022, 09:23 Nga A.B
Sezoni i ri shkollor/ Në Lushnjë 300 nxënës më pak,
Shkolla

LUSHNJE- Sot të vegjëlit janë rikthyer në bankat e shkollës. Në Lushnjë këtë vit janë regjistruar në arsimin parauniversitar rreth 8900 nxënës nga të cilët 665 për herë të parë ulen në bankat e klasës së parë. Në bashkinë e Lushnjës janë hapur 46 shkolla së bashku me shkollat vartëse, ndërsa në qytet në tre shkolla do të bëhet mësim me dy turne.

Me dy turne do të bëhet mësimi në shkollat Skënder Libohova, Foto Puka dhe 4 dëshmoret. 

Fier do të ulen në bankat e shkollës 57.334 nxënës të cilët do të akomodohen në 256 shkolla. Numri i nxënësve në arsimin fillor në ZVAP është 5261, numri i nxënësve në AMU është 4359 dhe numri i fëmijëve në kopshtet pranë shkollave është 939, dhe numri i nxënësve ne total është 12.750. Ndërsa për sa i përket numrit te punonjësve mësimorë është 1150 , numri i shkollave Qendër 52, numri i shkollave vartëse 13, numri i shkollave qendër me shkolla vartëse 9, numri i shkollave SHMB është 3.

Mirëpo ky vit shkollor është hasur në vështirësi. Shkollat që nuk do të hapen për vitin 2022- 2023 janë: Në Patos, shkolla “ Muhamet Shehu” për shkak se ndodhet në rikonstruksion, në Lushnje, shkolla vartëse AF Lekaj do të përqendrohet në shkollën Qendër, në Levan, gjimnazi “ Kutbi Vruzhaj” për shkak të rikonstruksionit, mësimi do te kryhet në godinën e gjimnazit “Janaq Kilica“ në Fier , njëlloj si gjatë vitit të kaluar, ndërsa në Mize të Divjakes për shkak se godina ndodhet jashtë funksionit, mësimi do të zhvillohet në shkollën 9-vjeçare “Koli Sako”.

viti i ri shkollor 2022 lushnje fier

Sondazh

Poll