Sport

ÇMENDURI!!! Katër kartona të kuq, 100 minuta lojë dhe gol i anuluar në fund, Juve-Salernitana i prodhon të gjitha

100 minuta lojë, kaos, VAR dhe sherr në fund të ndeshjes. Juventus-Salernitana i prodhon të gjitha me takimin që përfundoi me shifrat 2-2.

11 Shtator 2022, 23:00 Nga DOSJA

ÇMENDURI!!! Katër kartona të kuq, 100 minuta lojë dhe gol

ITALI- 100 minuta lojë, kaos, VAR dhe sherr në fund të ndeshjes. Juventus-Salernitana i prodhon të gjitha me takimin që përfundoi me shifrat 2-2. Në pjesën e parë miqtë nga Salerno do të shënonin dy herë me Candrevan në minutën e 18' dhe Piatek në minutën e 45'.

Në fraksionin e dytë, Juventus reagon me Bremer në minutën e 51', ndërsa pas shumë tentativash nga Vlahovic dhe Milik, Juventus e gjen golin e barazimit me një penallti të fituar nga Danilo. Nga pika e bardhë shkon Bonucci qe fillimish godet dhe gjen përgjigjen e portierit Sepe por topi i kthehet dhe shënon.

Minuta e fundit është dramatike dhe tension! Juventus gjen golin e 3-2 me goditje këndi me kokën e Milik. Sulmuiesi polak merr edhe kartonin e dytë të verdhë për festën pasi hoqi fanellën dhe del me të kuq. Në fushë ka sherr, Salernitana kërkon të rishikohet me VAR dhe plas kaosi në fushë.

Arbitri nxjerr me karton të kuq mbrojtësin e Salernitanës Fazio dhe shkon te monitori, aty ku sheh një pozicion të avancuar të Bonuccit që ndodhet në trajektoren e topit, por që portieri nuk hidhet aspak në atë krah. Anulim dhe polemika! Cuadrado dhe Allegri ndëshkohen me karton të kuq pas shumë protestave.

E.Ç (Dosja.al)

juventus salernitana

Sondazh

Poll