Aktualitet

Ndryshimet në buxhetin e shtetit, Konfindustria: Nuk ofrojnë zgjidhje për krizën, do ketë falimentime

Qeveria kërkon themelimin e Fondit Emergjent të Përballimit të Krizës së Energjisë si pjesë kryesore e ligjit të ndryshuar të buxhetit.

12 Shtator 2022, 09:14 Nga A.B
Ndryshimet në buxhetin e shtetit, Konfindustria: Nuk ofrojnë zgjidhje
Konfindustria

TIRANË- Konfindustria ka reaguar pas Ndryshimeve që ka bërë qeveria në buxhetin e shtetit. Përmes një reagimi zyrtar, Konfindustria thekson se ndryshimet nuk ofrojnë zgjidhje mbështetëse për krizën energjitike që ka prekur vendin. Po ashtu, ato nënvizojnë se duhet që qeveria të themelojë Fondin Emergjent të Përballimit të Krizës së Energjisë si pjesë kryesore e ligjit të ndryshuar të buxhetit.

Konfindustria vlerëson, se pasojat e krizës globale të energjisë do të jenë shkatërrimtare për biznesin prodhues, industritë dhe qytetarët , me falimentime masive, papunësi dhe deri rrezikim të rendit kushtetues, nëse nuk merren masa parandaluese.

REAGIMI:

Konfindustria vlerëson, se ndryshimet e fundit të ligjit të buxhetit të shtetit të miratuar në Kuvendin e Shqipërisë për pjesën e mbetur të vitit financiar 2022, nuk ofrojnë zgjidhje mbështetëse për krizën energjitike të shpallur. Konfindustria, duke patur parasysh pasojat e jashtëzakonshme dhe afatgjata të krizës globale të energjisë mbi bizneset, qytetarët dhe ekonominë kombëtare, i ka kërkuar qeverisë të themelojë Fondin Emergjent të Përballimit të Krizës së Energjisë si pjesë kryesore e ligjit të ndryshuar të buxhetit.

Konfindustria kërkon, që në rradhë të parë  në llogari të Fondit të Energjisë të kalojnë -shpenzimet operative dhe kapitale jo të domosdoshme të gjithë  institucioneve, agjensive dhe kompanive publike pa përjashtim. Gjithashtu, në Fond duhet të kalojnë edhe financimet e plota ose të pjesshme, që sot bëhen për koncesione, PPP me rëndësi jo parësore si dhe fondet e investimeve kapitale jo të rëndësishme.

Konfindustria vlerëson, se bashkimi në një kompani të vetme të tipit holding, që do përfshinte KESh dhe OSSHE, mënjanimi i të tretëve “ në shitje- blerjet e energjisë, ulja e humbjeve shumë të mëdha të sotme prej mbi 20% dhe rishikimi i shpenzimeve të kompanive publike të energjisë, përfshi OST do të krijonte kushtet për uljen e kostove financiare të paarsyeshme të mëdha të sotme dhe do ishte masë efektive kundër korrupsionit.

Konfindustria vlerëson, se pasojat e krizës globale të energjisë do të jenë shkatërrimtare për biznesin prodhues, industritë dhe qytetarët , me falimentime masive, papunësi dhe deri rrezikim të rendit kushtetues, nëse nuk merren masa parandaluese.

Çmimet e deritashme për biznesin në Shqipëri janë më të shtrenjtat në rajon dhe çdo rritje e mëtejshme do të jetë e papërballueshme sidomos për industritë. Gjithshtu, goditje të fortë do të marrin buxhetet familjare, nëse do të zbatohet plani qeverisë për të paguar me cmime tregu pothuaj 5 herë më të larta sesa sot sasinë e energjisë të shpenzuar mbi fashën 800 kë.

Qeveria shqiptare ka propozuar paketën e dytë të rezistencës sociale. Në paketën e prezantuar nga kryeministri Edi Rama, ndihma ekonomike do të rritet me 10% për familjet në nevojë, personat me aftësi të kufizuar do t'u rritet paga me 7.5%, me kosto për vitin 2022 në vlerën 188 mln lekë, dhe për vitin 2023 kostoja është 752 mln lekë. Paga minimale rritet me 7% paga rritje e pagës minimale, 34 mijë Lekë +13%, +3,500 Lekë rritja neto nga fillimi vitit 200 mijë punonjës. 

10.800 policë do të kenë një rritje prej 5500 lekë në pagën bazë, ndërsa 3600 policë burgjesh do të marrin 10.500 lekë më shumë. 9.5% do të indeksohen pensionet, përfshirë edhe pensionet e invadilitetit me 7.5% dhe një rritje me 10% e ndihmës ekonomike. 

konfindustria paketa e rezistences sociale

Sondazh

Poll