Politike

Irani sulmoi sërish Shqipëri, Rama: Nuk humbëm asnjë të dhënë, Shqipëria rezistoi më së miri

Rama nënvizon se Shqipëria i ka rezistuar më së miri sulmit ndërsa politikisht ka bërë një investim të dobishëm

11 Shtator 2022, 13:13 Nga A.B
Irani sulmoi sërish Shqipëri, Rama: Nuk humbëm asnjë të
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit kibernetik që iu bë vendit tonë nga Irani. Përmes një postimi të bërë në 'Twitter', kreu i qeverisë thekson se pikat kufitare janë në punë që nga mëngjesi i ditës së sotme. Ai shton se agresori nuk ka mundur që t'ia arrijë qëllimit e se nuk kanë mundur që të zhdukin të dhënat nga sistemi. Rama nënvizon se Shqipëria i ka rezistuar më së miri sulmit ndërsa politikisht ka bërë një investim të dobishëm.

REAGIMI I RAMËS

Sistemet e pikave kufitare janë në punë qysh prej mëngjesit të sotëm.Përtej ndjesisë së rëndë që krijon penetrimi në këto sisteme, njësoj si kur të hyjnë në shtëpi e të vjedhin,fakti është se agresioni nuk ia ka arritur asfare qëllimit,asnjë zhudkje a rrjedhje serioze të dhënash!

Dhe përtej cinizmit e përqeshjeve tipike të klubit të madh të thashethemeve digjitale, ushqyer nga ulëritës profesionistë dhe kinse strategë marrëdhëniesh ndërkombëtare, Shqipëria teknikisht ka rezistuar më së miri, ndërsa politikisht ka bërë një investim tejet të dobishëm!

Irani sulmoi sërish Shqipëri, Rama: Nuk humbëm asnjë të

Vendi ynë prej dy ditësh ka rënë pre e sulmeve. Pikat kufitare ranë pre e një sulmi kibernetik pas të cilit sipas qeverisë fshihet sërish Irani. Nga ora 20:00 e mbrëmjes së 9 shtatorit u raportuan probleme në sistemin TIMS në pikën kufitare të Kapshticës, ndërkohë më vonë u raportua për probleme dhe në pikën kufitare të Kakavijës dhe Rinasit. Dosja.al arriti të siguronte mesazhin e dërguar në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar, ku ishte shkruar "Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK". Dje, kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin se fshihet pas këtij sulmi, ndërsa MB paralajmëroi se po punonte për ndaljen e sulmit.

edi rama irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll