Politike

Sulmi kibernetik në vend, Begaj: Siguria kombëtare është përparësi kryesore

Begaj thotë se sulmet e fundit kanë treguar se siguria kombëtare është një përparësi kryesore.

11 Shtator 2022, 12:09 Nga A.B
Sulmi kibernetik në vend, Begaj: Siguria kombëtare është
Bajram Begaj

TIRANË- Presidenti Bajram Begaj dënon sulmin kibernetik që i ka ndodhur sistemeve të pikave kufitare në vend. Përmes një postimi të bërë në 'Twitter', Begaj thotë se sulmet e fundit kanë treguar se siguria kombëtare është një përparësi kryesore. Ai shton se duhet ndërtuar dhe zhvilluar aftësia kombëtare duke forcuar lidhjet me partnerët dhe aleatët për të mbrojtur sigurinë. 

MESAZHI:

Sulmet e fundit kibernetike në infrastrukturën tonë jetike na kujtojnë se siguria kombëtare është një përparësi kryesore. Ne duhet të ndërtojmë dhe zhvillojmë aftësitë tona kombëtare duke forcuar lidhjet me partnerët dhe aleatët tanë për të mbrojtur sigurinë e vendeve dhe njerëzve tanë.

Vendi ynë prej dy ditësh ka rënë pre e sulmeve. Pikat kufitare ranë pre e një sulmi kibernetik pas të cilit sipas qeverisë fshihet sërish Irani. Nga ora 20:00 e mbrëmjes së 9 shtatorit u raportuan probleme në sistemin TIMS në pikën kufitare të Kapshticës, ndërkohë më vonë u raportua për probleme dhe në pikën kufitare të Kakavijës dhe Rinasit. Dosja.al arriti të siguronte mesazhin e dërguar në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar, ku ishte shkruar "Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK". Dje, kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin se fshihet pas këtij sulmi, ndërsa MB paralajmëroi se po punonte për ndaljen e sulmit.

bajram begaj irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll