Aktualitet

I doli zjarri jashtë kontrollit, tentoi ta fikte vetë, humb jetën 73-vjeçari në Poliçan

Gjatë tentativës për të izoluar përhapjen e flakëve, 73-vjecari është asfiksuar dhe për pasojë ka humbur jetën.

11 Shtator 2022, 12:43 Nga A.B
I doli zjarri jashtë kontrollit, tentoi ta fikte vetë, humb jetën
Ambulance

POLIÇAN- Një 73-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme pasi u asfiksua nga zjarri. Flamur Totaj, ndezi zjarr në ullishten e tij për të djegur mbeturinat. Zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe është përhapur në sipërfaqe të madhe toke. I moshuari nuk tentoi të njoftonte shërbimet zjarrfikëse dhe as ato të Policisë, por u përpoq të fikte vetë zjarrin.

Gjatë tentativës për të izoluar përhapjen e flakëve, 73-vjecari është asfiksuar dhe për pasojë ka humbur jetën. Pas njoftimit të marrë nga kryeplaku i fshatit Plashnik, në lidhje me ngjarjen, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Paraditen e sotme, në lagjen Lugas të fshatit Plashnik, Poliçan, shtetasi F. T., 73 vjeç, ka ndezur zjarr në ullishten e tij për të djegur mbeturinat. Zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe është përhapur në sipërfaqe të madhe toke. Shtetasi F. T. nuk ka njoftuar shërbimet zjarrfikëse dhe as ato të Policisë, por ka tentuar ta fikë vetë zjarrin. Gjatë tentativës për të izoluar përhapjen e flakëve, 73-vjecari është asfiksuar dhe për pasojë ka humbur jetën. Pas njoftimit të marrë nga kryeplaku i fshatit Plashnik, në lidhje me ngjarjen, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

vdes 73-vjeçari ne polican flamur totaj

Sondazh

Poll