Aktualitet

Tentativa e grabitjes së shtëpisë së Carvajal, dyshohet se banda përbëhej nga shqiptarë, alarmi i ‘trembi'

Media spanjolle shton se ka dyshime të forta që bëhet fjalë për një grup shqiptarësh.

11 Shtator 2022, 12:02 Nga F.M
Tentativa e grabitjes së shtëpisë së Carvajal, dyshohet se
Foto Ilustruese

SPANJË- Përpjekja për sulm ndaj rezidencës së lojtarit të Real Madridit, Dani Carvajal në Boadilla del Monte, ka rikthyer debatin se pse në vende të tilla ekskluzive mungesa e sigurisë mund të jetë dërrmuese. Emri i tij i shtohet atij të futbollistëve të tjerë, si Karim Benzema, Álvaro Morata, Figo, Casemiro, Isco Alarcón, Zidane dhe në Barcelonë, Pique, Jordi Alba që kanë rënë pre e grabitësve.

AbcSpain shkruan se Carvajal u largua dhe sistemi i alarmit të shtëpisë funksiononte në mënyrë perfekte, për pasojë grupi i hajdutëve arritën të iknin pa u future brenda në banesë. Media spanjolle shton se ka dyshime të forta që bëhet fjalë për një grup shqiptarësh.

Sipas tyre, shqiptarët, arrijnë të futen në këto banesa pasi shfrytëzojnë gabimet e sistemeve të sigurisë ose mungesën totale të tyre. I njëjti grup dyshohet se po atë natë ka tentuar të grabisë shtëpi të tjera në atë zonë.

grabitje ne spanje shqiptaret ne spanje

Sondazh

Poll