Aktualitet

Lëvizte me thikë me vete, arrestohet 19-vjeçari në Korçë

Policia i gjeti një mjet prerës (thikë) dhe 2 përforcuese grushti, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

11 Shtator 2022, 10:19 Nga A.B
Lëvizte me thikë me vete, arrestohet 19-vjeçari në
Mjetet

KORÇË- Një 19-vjeçar është arrestuar në Korçë. Ndalimi i tij u bë në lagjen nr. 12, Korçë, në ambientet e një lokali, aty ku policia i gjeti një mjet prerës (thikë) dhe 2 përforcuese grushti, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ai do të hetohet për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

NJOFTIMI I POLICISË

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve pranë DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të kontrolleve intensive për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast. Si rezultat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Dh. T., 19 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar 19-vjeçarit, në lagjen nr. 12, Korçë, në ambientet e një lokali, i gjetën një mjet prerës (thikë) dhe 2 përforcuese grushti, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

arrestim ne korce

Sondazh

Poll