Aktualitet

Kapen me Kokainë, Ekstrazi dhe MDMA! Policia arreston tre persona në Vlorë

Një 33-vjeçar ra në pranga pasi iu gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë dhe MDMA si dhe disa tableta lëndë narkotike e dyshuar Ekstazi.

11 Shtator 2022, 12:35 Nga A.B
Kapen me Kokainë, Ekstrazi dhe MDMA! Policia arreston tre persona në
Policia

VLORË- Tre persona janë arrestuar nga policia. Një 33-vjeçar ra në pranga pasi iu gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë dhe MDMA si dhe disa tableta lëndë narkotike e dyshuar Ekstazi. Po ashtu është arrestuar një 34 vjeçar, pasi në Radhimë, gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas drejtonte dhe gjatë kontrollit fizik të tij, i janë gjetur dhe sekuestruar doza me lendë narkotike të dyshuara kokainë dhe Cannabis Sattiva.

Në pranga ka rënë dhe një 19-vjeçar pasi dyshohet se ka transportuar me një automjet tip “Volksëagen”, 6 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Vlorë / Vihet në pranga 3 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, kanë evidentuar dhe goditur 4 raste të veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve naktoike, për të cilat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
-R. Z., 33 vjeç, pasi në Dhërmi, gjatë kontrollit fizik, iu gjetë dhe sekuestrua një sasi lendë narkotike e dyshuar kokainë dhe MDMA si dhe disa tableta lëndë narkotike e dyshuar Ekstazi.-E. Gj., 34 vjeç, pasi në Radhimë, gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas drejtonte dhe gjatë kontrollit fizik të tij, i janë gjetur dhe sekuestruar doza me lendë narkotike të dyshuara kokainë dhe Cannabis Sattiva.

Si dhe nisi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasit:-B. A., 27 vjeç, pasi në afërsi të rrethrrotullimit të Nartës, Vlorë, gjatë kontrollit fizik, i është gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndë e dyshuar narkotike kokainë;-M. Sh., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, i është gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndë e dyshuar narkotike kokainë. 

Po nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. H., 19 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka transportuar me një automjet tip “Volksëagen”, 6 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

arrestim ne vlore vlore

Sondazh

Poll