Aktualitet

Sulmi ndaj sistemeve TIMS, Çuçi: Puna vijon pa ndërprerje në 6 pika

Çuçi thotë se tashmë është rivënë në punë sistemi në pikat e tjera kufitare të vendit: Hani i Hotit, Kapshticë, Muriqan, Morinë, dhe Kakavijë.

11 Shtator 2022, 11:17 Nga A.B
Sulmi ndaj sistemeve TIMS, Çuçi: Puna vijon pa ndërprerje
Bledi Cuci

TIRANË- Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka bërë të ditur se puna po vijon pa ndërpreje në pikat kufitare. Përmes një reagimi, ministri falenderon sistemin e IT-së, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për punën e bërë si dhe falenderon partnerët amerikanë që kanë qenë pranë tyre. 

Çuçi thotë se tashmë është rivënë në punë sistemi në pikat e tjera kufitare të vendit: Rinas, Hani i Hotit, Kapshticë, Muriqan, Morinë, dhe Kakavijë.

REAGIMI I ÇUÇIT:

Përgëzime ekipit të IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për punën pa ndërprerje që nga minuta e parë e sulmit kibernetik, për të rivënë në funksionim sistemet tona dhe veçanërisht atë TIMS. Gjithashtu falënderoj partnerët amerikanë që kanë qenë pranë edhe në këtë rast e po bëjnë çdo përpjekje për ta bërë Shqipërinë sa më të sigurt. Prej mesnatës sistemi TIMS është rikthyer në funksion të plotë në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas. Po kështu është rivënë në punë edhe në pikat e tjera kufitare të vendit: Hani i Hotit, Kapshticë, Muriqan, Morinë, dhe Kakavijë. Aktualisht ekspertët tanë po vijojnë punën e pandërprerë për rikthimin e sistemit TIMS në Pikat e tjera të Kalimit Kufitar si dhe po marrin masat nevojshme për të mos pasur më ndërprerje. Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve që janë ndeshur me vonesa. Ne kemi punuar prej momentit të parë kur u detektua sulmi kibernetik, për të garantuar mbi të gjitha paprekshmërinë e të dhënave dhe më pas për rikthimin në normalitet në kohën më të shpejtë të mundshme.

Prej dy ditësh pikat kufitare ranë pre e një sulmi kibernetik pas të cilit sipas qeverisë fshihet sërish Irani. Nga ora 20:00 e mbrëmjes së 9 shtatorit u raportuan probleme në sistemin TIMS në pikën kufitare të Kapshticës, ndërkohë më vonë u raportua për probleme dhe në pikën kufitare të Kakavijës dhe Rinasit. Dosja.al arriti të siguronte mesazhin e dërguar në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar, ku ishte shkruar "Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK". Dje, kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin se fshihet pas këtij sulmi, ndërsa MB paralajmëroi se po punonte për ndaljen e sulmit.

bledi cuci irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll