Aktualitet

Sulmet nga Irani/ Situata aktuale me sistemin TIMS në vend, ku është funksionale e ku jo

Në pikat kufitare: Hani i Hotit, Kapshticë, Muriqan, Morinë, dhe Kakavijë sistemi TIMS është funksional. Po ashtu dhe në aeroportin e Rinasit.

11 Shtator 2022, 12:00 Nga A.B
Sulmet nga Irani/ Situata aktuale me sistemin TIMS në vend, ku
Foto ilustruese

TIRANË- Prej më shumë se 24 orësh, pikat kufitare në vendin tonë kanë rënë pre e sulmeve kibernetike. Qeveria deklaroi se përgjegjës i sulmeve është sërish Irani, shtet i cili u akuzua dhe më herët nga vendi ynë për këto veprime. 

Dje u bllokuan pikat kufitare në vend si dhe sistemi TIMS në Aeroportin e Rinasit. Mirëpo mëngjesin e sotëm, disa sisteme u rikthyen në gjendje pune. 

Në pikat kufitare: Hani i Hotit, Kapshticë, Muriqan, Morinë, dhe Kakavijë sistemi TIMS është funksional. Po ashtu dhe në aeroportin e Rinasit.

Në Vlorë dhe në Durrës sistemi vijon të mos funksionojë. Mëngjesin e sotëm janë regjistruar pasagjerë vetëm në ardhje ndërsa është punuar me doganën e shtetit fqinj për listat emërore. Policia kufitare e Vlorës ka punuar sërish me regjistër manual ku mban të shënuar vetëm të dhënat e pasaportës për pasagjerët.

Prej dy ditësh pikat kufitare ranë pre e një sulmi kibernetik pas të cilit sipas qeverisë fshihet sërish Irani. Nga ora 20:00 e mbrëmjes së 9 shtatorit u raportuan probleme në sistemin TIMS në pikën kufitare të Kapshticës, ndërkohë më vonë u raportua për probleme dhe në pikën kufitare të Kakavijës dhe Rinasit. Dosja.al arriti të siguronte mesazhin e dërguar në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar, ku ishte shkruar "Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK". Dje, kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin se fshihet pas këtij sulmi, ndërsa MB paralajmëroi se po punonte për ndaljen e sulmit.

irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll