Bota

Kujdes, PAMJE të rënda! Plagosje me thikë në qendër të qytetit, dy të lënduar në Selanik

Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, 22-vjeçari algjerian ka të paktën tre plagë me thikë, dy në gjoks dhe një në këmbën e majtë dhe një dëmtim në kokë që ndoshta është shkaktuar nga doreza e thikës.

10 Shtator 2022, 22:05 Nga k.m.

 

Kujdes, PAMJE të rënda! Plagosje me thikë në qendër
Pamje nga vendi i ngjarjes

 

GREQI- Një incident mes dy personave ka ndodhur pasditen e së shtunës, në qendër të Selanikut. Sipas informacioneve të para të protothema.gr, dy të rinj me plagë me thikë janë dërguar në spitalin e Papageorgiou.

Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, 22-vjeçari algjerian ka të paktën tre plagë me thikë, dy në gjoks dhe një në këmbën e majtë dhe një dëmtim në kokë që ndoshta është shkaktuar nga doreza e thikës.

I riu ka arritur të ecë deri në rrugën Ethnikis Amynis ku është rrëzuar para forcave të Policisë, ndërsa i dyti shkoi në spital me ambulancë.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e ngjarjes së përgjakshme. Por ngjarja ka ndodhur në një zonë ku ndodhen më shumë se 3000 policë që marrin pjesë që monitorojnë demonstratat.

plagosje ne greqi greqi

Sondazh

Poll

Bota 10 Shtator 2022, 20:10 k.m.

Shtohen trupat e KFOR-it në Kosovë

Foto ilustruese PRISHTINË- KFOR-i ka bërë të ditur se nga 27 shtatori deri më 2 nëntor 2022 do të kryejë nj&e...