Bota

Shtohen trupat e KFOR-it në Kosovë

KFOR me këtë rast njofton se kjo do të rezultojë me një rritje të përkohshme e numrit të trupave në terren.

10 Shtator 2022, 20:10 Nga k.m.
Shtohen trupat e KFOR-it në Kosovë
Foto ilustruese

PRISHTINË- KFOR-i ka bërë të ditur se nga 27 shtatori deri më 2 nëntor 2022 do të kryejë një stërvitje rutinë në Kosovë. KFOR me këtë rast njofton se kjo do të rezultojë me një rritje të përkohshme e numrit të trupave në terren.

“Njësitë do të kryejnë aktivitete stërvitore për të ruajtur nivelin e tyre të lartë të gatishmërisë dhe për të kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë dhe për të ruajtur lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, siç është mandatuar me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999. Në përfundim të stërvitjes, kontingjenti ushtarak do të largohet nga Kosova dhe do të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar,”- thuhet në njoftim.

Stërvitja do të nisë thuajse 1 muaj pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes për njohjen e dokumenteve mes Kosovës dhe Serbisë që lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve nga të dyja anët e kufirit. Por në përfundim të stërvitjes, kontingjenti ushtarak do të niset nga Kosova dhe kthehet në Mbretërinë e Bashkuar.

kfor

Sondazh

Poll