Bota

VIDEO- Tani po gumëzhin e gjithë bota, mbreti Charles III bëri 'skandal' për një stilolaps

Pasi nënshkroi njërën, ai u përpoq të kalonte te tjetra, hasi vështirësi, ndaj edhe ai bëri gjeste si i zhgënjyer duke bërë që stafi jashtë ekranit të reagonte.

10 Shtator 2022, 19:49 Nga k.m.
VIDEO- Tani po gumëzhin e gjithë bota, mbreti Charles III bëri
Mbreti Charles III

LONDËR- Pasi u shpall zyrtarisht mbreti i ri i Britanisë së Madhe, Mbreti Charles III mbajti mbledhjen e tij të parë të Këshillit Privy, ku nënshkroi deklaratat zyrtare. Megjithatë, momenti historik përfundoi pak keq, kur Charles zbuloi se nuk kishte hapësirë ​​të mjaftueshme në tryezën e vogël për të nënshkruar të dy dokumentet e mëdha që kishte përpara.

Pasi nënshkroi njërën, ai u përpoq të kalonte te tjetra, hasi vështirësi, ndaj edhe ai bëri gjeste si i zhgënjyer duke bërë që stafi jashtë ekranit të reagonte. Më pas, u shfaq një dorë misterioze dhe e hoqi me shpejtësi dhe në heshtje tabakanë e stilolapsit nga tavolina.

mbreti charles iii vdes mbreteresha elisabeth ii

Sondazh

Poll