Bota

New York shpall gjendjen e emergjencës, rikthehet pas një dekade poliomieliti

Urdhri ekzekutiv i guvernatores u lëshua më shumë se një muaj pasi një i rritur në kontenë 'Rockland', një qark i vendosur në veri të Nju Jorkut, u diagnostikua me poliomielit në korrik 2022.

10 Shtator 2022, 21:52 Nga k.m.
New York shpall gjendjen e emergjencës, rikthehet pas një dekade
Foto ilustruese

SHBA- Guvernatorja e shtetit amerikan të Nju Jorkut, Kathy Hochul, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pasi disa mostra që përmbanin virusin e poliomielitit u zbuluan në ujërat e zeza të tre qarqeve në veri të qytetit.

Urdhri ekzekutiv i guvernatores u lëshua më shumë se një muaj pasi një i rritur në kontenë 'Rockland', një qark i vendosur në veri të Nju Jorkut, u diagnostikua me poliomielit në korrik 2022. Ky ishte rasti i parë i konfirmuar i poliomielitit në Shtetet e Bashkuara. 

Poliomielitit ose “Paraliza infantile” është një sëmundje virale që mund të prekë nervat dhe të çojë në paralizë.

Virusi u zhduk kryesisht nga SHBA-të, kur vaksinat nisën të kryheshin në 1955. Në vitin 1979, SHBA-të shpallën eliminimin e tij.

Deklarata emergjente ka për qëllim rritjen e normave të imunizimit. Nuk ka shërim për poliomielitin, por mund të parandalohet me anë të vaksinës. Duke prekur kryesisht fëmijët, virusi zakonisht shkakton dobësi dhe paralizë të muskujve, dhe në rastet më të rënda paaftësi të përhershme dhe vdekje.

Departamenti i Shëndetësisë i Nju Jorkut njoftoi se banorët e qarqeve Rockland, Orange, Sullivan dhe Nassau janë në rrezikun më të lartë të prekjes nga kjo sëmundje.

new york poliomieliti poliomieliti ne shba

Sondazh

Poll

Bota 10 Shtator 2022, 20:10 k.m.

Shtohen trupat e KFOR-it në Kosovë

Foto ilustruese PRISHTINË- KFOR-i ka bërë të ditur se nga 27 shtatori deri më 2 nëntor 2022 do të kryejë nj&e...