Bota

Paketa 5.5 mld euro; këto janë 21 masat mbështetëse që mori qeveria greke për krizën

Lidhur me krizën energjetike, kryeministri tha se në tetor do të shpallen stimuj për kursimin e energjisë.

10 Shtator 2022, 20:42 Nga k.m.
Paketa 5.5 mld euro; këto janë 21 masat mbështetëse që
Kyriakos Mistotakis

GREQI- Shuma e masave emergjente të paralajmëruara nga kryeministri grek Kyriakos Mistotakis tha se paketa  shkon në 5.5 miliardë euro. Duke njoftuar masat e qeverisë, Mitsotakis tha se 2,300,000 qytetarë në nevojë do të marrin ndihmë financiare prej 250 eurosh në dhjetor. Në të njëjtën kohë, studentët do të marrin 1500 euro për strehimin e tyre.

Lidhur me krizën energjetike, kryeministri tha se në tetor do të shpallen stimuj për kursimin e energjisë.

MASAT E MARRA

- 250 euro kompensim për pensionistët

- Një pagesë shtesë për ata që marrin ndihmë për fëmijët

- Ndihma për studentët rritet në 1500 euro, nga 1000 euro

- Kompensimi për ngrohjen do të arrijë në 300 milionë euro nga 174 milionë euro

- Ata që konsumojnë naftë në vend të energjisë elektrike, për herë të parë do t'u dyfishohet kompensimi

- Do merren masa për uljen e kostove të ngrohjes për të gjithë konsumatorët

- Subvencionimi urgjent për fermerët, 60 milionë euro për plehrat kimike - 50,000 blegtorë do të marrin 89 milionë euro për ushqimin e kafshëve

- Stimuj shtesë për zgjatjen e sezonit turistik 

- Rishikim i pagave të Forcave të Armatosura të atyre që janë të regjistruar afatgjatë

- 40% zbritje në kontributet e sigurimit për punonjësit e rinj

Që nga janari

- Taksa speciale e solidaritetit hiqet përgjithmonë dhe për të gjithë

-Pensionet e 1.5 milionë pensionistëve do rriten, 50% do të llogaritet nga rritja e PBB-së dhe 50% nga inflacioni. Për këtë vit llogaritet se indeksimi do të jetë 6%.

-Leja e lindjes është rritur në 9 muaj, nga 6./Protothema

kyriakos mistotakis kriza ekonomike prej luftes

Sondazh

Poll

Bota 10 Shtator 2022, 20:10 k.m.

Shtohen trupat e KFOR-it në Kosovë

Foto ilustruese PRISHTINË- KFOR-i ka bërë të ditur se nga 27 shtatori deri më 2 nëntor 2022 do të kryejë nj&e...