Bota

Dënohen për një libër 5 logopedët në Hong Kong, Gjykata: Ishin kundër Kinës

Një gjykatës i zgjedhur nga qeveria arriti në përfundimin se ata ishin "një ushtrim për larjen e trurit".

10 Shtator 2022, 20:53 Nga k.m.
Dënohen për një libër 5 logopedët në Hong Kong,
Pjesë nga libri

KINË- 5 logopedë në Hong Kong janë burgosur me nga 19 muaj secili pasi u shpallën fajtorë për botimin e librave "të pahijshëm" për fëmijë. Autoritetet i interpretuan librat e tyre- për delet që përpiqeshin të mbanin ujqërit larg nga fshati i tyre - sikur po mbanin larg Hong Kongun nga qeveria e Pekinit.

Një gjykatës i zgjedhur nga qeveria arriti në përfundimin se ata ishin "një ushtrim për larjen e trurit".

Dënimi vjen në mes të një goditjeje ndaj lirive civile që nga viti 2020, kur Kina vendosi një ligj të ri të sigurisë kombëtare. Pekini tha se ligji ishte i nevojshëm për të sjellë stabilitet në qytet - por kritikët thanë se ai ishte krijuar për të shtypur disidencën dhe për të dobësuar autonominë e Hong Kongut.

Hong Kongu është një rajon i posaçëm administrativ i Kinës dhe ka një parim "një vend, dy sisteme", i cili është krijuar për t'i dhënë qytetit liri të caktuara.

Por deri më tani 5 logopedët - Lai Man-ling, Melody Yeung, Sidney Ng, Samuel Chan dhe Fong Tsz-ho - kanë kaluar tashmë më shumë se një vit në burg në pritje të vendimit. Një nga avokatët e tyre tha se ata mund të lirohen brenda një muaji, për shkak të kohës së vuajtur tashmë.

Grupi prodhoi e-libra vizatimorë që disa i interpretuan si përpjekje për t'u shpjeguar fëmijëve lëvizjen pro-demokratike të Hong Kongut. Në një nga tre librat, një fshat delesh lufton kundër një grupi ujqërish që po përpiqen të marrin nën kontroll shtëpinë e tyre. Ata thanë se librat kishin për qëllim të ndihmonin fëmijët të kuptonin padrejtësinë sistematike./BBC

kine

Sondazh

Poll

Bota 10 Shtator 2022, 20:10 k.m.

Shtohen trupat e KFOR-it në Kosovë

Foto ilustruese PRISHTINË- KFOR-i ka bërë të ditur se nga 27 shtatori deri më 2 nëntor 2022 do të kryejë nj&e...