Bota

SONDAZHI- 7/10 grekë blejnë më pak ushqime që të paguajnë energjinë elektrike

Gati gjysma e të anketuarve (47%) thanë se prisnin një "dimër të vështirë" pasi çmimet e energjisë vazhdojnë të rriten, ndërsa një në pesë tha se mund të mos jenë në gjendje fare që të paguajnë për faturat e energjisë në muajt e ardhshëm.

10 Shtator 2022, 18:34 Nga k.m.
SONDAZHI- 7/10 grekë blejnë më pak ushqime që të
Foto ilustruese

GREQI- Një numër në rritje grekësh po kursejnë ushqimin për të paguar taksat dhe faturat e energjisë. Këtë e ka treguar një sondazh nga Konfederata e Përgjithshme e Punëtorëve Grekë dhe Instituti i Punës. Kur u pyetën nëse rritja e çmimeve i kishte detyruar ata të shpenzonin më pak për ushqimet bazë, 20% e të anketuarve u përgjigjën "shumë më pak" dhe 51% u përgjigjën "më pak", ndërsa një e katërta u shprehën "pak". Vetëm 4% thanë se gjendja nuk kishte ndryshuar për ta.

Një shumicë vuri në dukje se ndryshimi në zakonet e tyre të shpenzimeve kishte ardhur nga nevoja për të paguar më shumë për energjinë. Gati gjysma e të anketuarve (47%) thanë se prisnin një "dimër të vështirë" pasi çmimet e energjisë vazhdojnë të rriten, ndërsa një në pesë tha se mund të mos jenë në gjendje fare që të paguajnë për faturat e energjisë në muajt e ardhshëm.

“Ekonomia dhe shoqëria greke, pas vitesh masash shtrënguese, po përballen me një valë të re rritjeje çmimesh dhe rivlerësimi të mallrave bazë, dhe të ardhurat e ndenjura kërcënojnë fuqinë blerëse të shumë familjeve dhe grupeve sociale,”- shkruajnë autorët e sondazhit.

Ata sugjerojnë se kriza e kostos së jetesës në vend mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet ndërhyrjes së qeverisë, për shembull, duke rritur pagën minimale, duke ulur akcizën për energjinë dhe ushqimin dhe duke vendosur një taksë mbi fitimet e tepërta të kompanive të energjisë.

Qeveria greke tashmë po subvencionon faturat e energjisë për banorët e saj, pasi e ka nisur këtë praktikë vitin e kaluar. Muajin e kaluar, ajo u zotua të shpenzojë pothuajse 2 miliardë euro (1.98 miliardë dollarë) për subvencionimin e faturave në rritje të energjisë elektrike në shtator, duke mbuluar deri në 100% për familjet më të varfra.

Megjithatë, analistët thonë se subvencionet mund të mos jenë të mjaftueshme, me inflacionin që mbetet afër nivelit të tij më të lartë në gati tre dekada – 11.4%./RT

greqi kriza ekonomike prej luftes

Sondazh

Poll