Bota

Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II, pse indianët po kërkojnë kthimin e diamantit Koh-i-Noor?

Kohinoor, i shkruar gjithashtu si Koh-i-Noor, është një gur i çmuar 105 karatësh që do të thotë “mal i dritës” në persisht.

10 Shtator 2022, 17:56 Nga k.m.

 

Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II, pse indianët po
Elizabeth II

 

INDI- Sapo mbretëresha Elizabeth II vdiq më 8 shtator, fjala "Kohinoor" filloi të përhapet në Twitterin indian. Ishte një referencë për një nga perlat më të famshme në botë. Diamanti Kohinoor është vetëm një nga 2,800 gurët e vendosur në kurorën e bërë për mbretëreshën Elizabeth - por brilanti në formë ovale 105 karatësh është xhevahiri që kërkohet nga kurora.

Kohinoor, i shkruar gjithashtu si Koh-i-Noor, është një gur i çmuar 105 karatësh që do të thotë “mal i dritës” në persisht. Guri është vendosur në kurorën e Nënës Mbretëreshë, e cila është e ekspozuar në Kullën e Londrës. Kur u minua në atë që është Andhra Pradesh-i i sotëm, gjatë dinastisë Kakatiyan në shekullin 12-14, por tani e duan mbrapsht. 

"Nëse Mbreti nuk do të veshë Kohinoor, na ktheni gurin e çmuar,"-shkruhej në komente. 

Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II, pse indianët po

Nuk është hera e parë që kërkohet kthimi i diamantit. Pas pavarësisë së Indisë në 1947, qeveria kërkoi kthimin e diamantit. India bëri një tjetër kërkesë në vitin e kurorëzimit të Mbretëreshës Elizabeth II. Këto kërkesa ranë në vesh të shurdhër, me MB-në që argumentoi se nuk ka baza ligjore për kthimin e Kohinoor-it në Indi./ Times

mbertëresha elizabeth ii

Sondazh

Poll