Bota

"E paimagjinueshme", Shefi i OKB-së viziton zonat e Pakistanit të shkatërruara nga përmbytjet

Shefi i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres vizitoi të shtunën disa zona të Pakistanit të shkatërruara nga përmbytjet, teksa përfundoi një udhëtim dy-ditor që synonte të rrisë ndërgjegjësimin për fatkeqësinë. Shirat rekord të shirave të musonit dhe shkrirja e akullnajave në malet veriore kanë shkaktuar përmbytje që kanë vrarë më shumë se 1,391 njerëz.

10 Shtator 2022, 16:36 Nga s.s
"E paimagjinueshme", Shefi i OKB-së viziton zonat e Pakistanit
Antonio Gueterres

PAKISTAN- Shefi i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres vizitoi të shtunën disa zona të Pakistanit të shkatërruara nga përmbytjet, teksa përfundoi një udhëtim dy-ditor që synonte të rrisë ndërgjegjësimin për fatkeqësinë. Shirat rekord të shirave të musonit dhe shkrirja e akullnajave në malet veriore kanë shkaktuar përmbytje që kanë vrarë më shumë se 1,391 njerëz, duke shkatërruar shtëpi, rrugë, shina hekurudhore, ura, bagëti dhe të mbjella.

Zona të mëdha të vendit janë përmbytur dhe qindra mijëra njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Pakistani vlerëson dëmin me 30 miliardë dollarë dhe si qeveria ashtu edhe Guterres kanë fajësuar për përmbytjet ndryshimet klimatike. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së zbarkoi në provincën Sindh të shtunën, përpara se të fluturonte mbi disa nga zonat e prekura më keq, rrugës për në Balochistan, një tjetër provincë e goditur keq, rapoeron Reuters.

“Është e vështirë të mos ndjehesh thellësisht i prekur kur dëgjosh përshkrime kaq të detajuara të tragjedisë. Pakistani ka nevojë për mbështetje masive financiare. Kjo nuk është çështje bujarie, është çështje drejtësie”, tha Guterres pas uljes në Sindh, sipas një video të publikuar nga zyra e kryeministrit Shehbaz Sharif.

Një video e publikuar nga ministri i Informacionit Marriyum Aurangzeb tregoi Guterres të ulur pranë Sharifit duke parë zonat e dëmtuara nga përmbytjet nga një dritare avioni. "E paimagjinueshme", tha Guterres, duke vëzhguar dëmin.

Në korrik dhe gusht, Pakistani ka pasur rrebeshje të mëdha shiu si në provincën veriore dhe jugore. Guterres tha të shtunën se bota duhet të kuptojë ndikimin e ndryshimit të klimës në vendet me të ardhura të ulëta.

"Njerëzimi ka bërë luftë kundër natyrës dhe natyra i kundërvihet. Natyra rikthehet në Sindh, por nuk ishte Sindhi ai që ka bërë emetimet e gazeve serrë që kanë përshpejtuar ndryshimet klimatike në mënyrë dramatike. Ka një situatë shumë të padrejtë në lidhje me nivelin e shkatërrimit”, tha Guterres. 

pakistan shira

Sondazh

Poll