Bota

Mbretëresha Elizabeth i kishte kërkuar të luhet kënga 'The Beatles', ish-presidenti Francez: Ajo ishte humane

Ish-presidenti francez Francois Hollande kujtoi të shtunën se si mbretëresha Elizabeth i kishte kërkuar dikur me theksin e saj të lehtë në anglisht që orkestra e Gardës së Republikës të luante The Beatles gjatë një darke shtetërore.

10 Shtator 2022, 16:19 Nga s.s
Mbretëresha Elizabeth i kishte kërkuar të luhet kënga
Francois Hollande dhe Elizabeth II

FRANCË- Ish-presidenti francez Francois Hollande kujtoi të shtunën se si mbretëresha Elizabeth i kishte kërkuar dikur me theksin e saj të lehtë në anglisht që orkestra e Gardës së Republikës të luante The Beatles gjatë një darke shtetërore.

Hollande priti Mbretëreshën Elizabeth në qershor 2014 për një vizitë shtetërore tre-ditore që shënoi përkujtimin e 70-vjetorit të zbarkimeve aleate të Ditës D në Luftën e Dytë Botërore, raporton Reuters.

"Ajo foli për të qenë një mike e Francës dhe shija e saj për kulturën franceze dhe përgjithësisht për artet. Në një moment, Garda e Republikës po luante muzikë klasike dhe unë e pyeta se çfarë do të donte dhe ajo më tha: a mund t'i luajnë Beatles? Kështu që orkestra luajti disa këngë nga The Beatles”, tha Hollande, i cili ishte president deri në vitin 2017.

Ish-presidenti ishte në ambasadën britanike me gruan e tij aktoren Julie Gayet në përkujtimoren e vdekjes së Mbretëreshës britanike Elizabeth.

"Ajo ishte mbretëresha. Ajo mund të ishte e ashpër, por gjithashtu kishte shumë humanizëm. Ajo ishte një grua që kishte njohuri për Francën, gjuhën frënge të cilën e fliste në mënyrë perfekte, duke shtuar një theks të lehtë për të na kujtuar për origjinën e saj. Ajo donte të mbante lidhjen midis Francës dhe Britanisë së Madhe përtej asaj që na ndante si Brexit. Ajo ishte atje për të treguar se lidhja midis Francës dhe Britanisë së Madhe nuk mund të prishej”, tha ai.

francois hollande vdes mbreteresha elisabeth ii

Sondazh

Poll