Bota

Kapet rob gjenerali më i lartë rus që nga Lufta e Dytë Botërore

Sychevoi është fotografuar mes disa luftëtarëve të tjerë rusë. Oficeri komandues thuhet se u kap nga rezistenca ukrainase në mes të një operacioni kundërsulmues në rajonin e Kharkiv.

10 Shtator 2022, 18:03 Nga k.m.
Kapet rob gjenerali më i lartë rus që nga Lufta e Dytë
Andrei Sychevoi

UKRAINË- Presidenti rus Vladimir Putin ka pësuar një goditje në duart e forcave ukrainase pasi i është kapur një gjeneral i rangut të lartë. I kapuri rob, shfaqet i ulur në gjunjë, i gjakosur dhe me pranga, e mendohet se është gjeneralkoloneli Andrei Sychevoi.

Sychevoi është fotografuar mes disa luftëtarëve të tjerë rusë. Oficeri komandues thuhet se u kap nga rezistenca ukrainase në mes të një operacioni kundërsulmues në rajonin e Kharkiv.

Kyiv Post ishte ndër mediat ukrainase që raportoi lajmin, duke pretenduar se gjenerali Sychevoi ishte veshur me një uniformë të një rangu më të ulët në një përpjekje për të fshehur identitetin e tij përpara se të kapej. Gazeta, e cila ka qenë një burim i besueshëm informacioni gjatë gjithë luftës, raporton kapjen e Sychevoi si 'të mundshme, por jo të konfirmuar'.

Megjithatë, disa kanë vërejtur mospërputhje midis burrit të paraqitur në video dhe Sychevoi - duke lënë dyshime mbi pretendimet.

Nëse lajmi konfirmohet, atëherë do ta bënte Sychevoi oficerin rus të rangut më të lartë që është kapur që nga Lufta e Dytë Botërore dhe do të shënonte një tjetër goditje poshtëruese për ushtrinë e Putinit.

Nazistët kapën dhjetëra gjeneralë rusë në luftimet midis viteve 1941 dhe 1945, shumica e të cilëve i vendosën në dhomat e torturave ose kampet e përqendrimit. Ukraina pretendon se ka vrarë të paktën 12 gjeneralë rusë, shumica e të cilëve thuhet se kanë vdekur si rezultat i sulmeve me artileri ose raketa në poste komanduese. Por kjo do të ishte hera e parë që njerëzit e Kievit kanë arritur të kapin një të gjallë./Dailymail

andrei sychevoi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll