Bota

Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II/ William, Kate, Harry dhe Meghan përshëndesin turmën, të gjithë me të zeza

William dhe Kate janë zhvendosur vetëm kohët e fundit në Windsor - me fëmijët e tyre Princin George, 9 vjeç, Princeshën Charlotte, 7 vjeç dhe me Princin Louis, 4 vjeç.

10 Shtator 2022, 18:25 Nga k.m.
Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II/ William, Kate, Harry dhe Meghan
Pamje nga vizita

BRITANI E MADHE- William dhe Catherine, Princi dhe Princesha e re e Uellsit, së bashku me Harry dhe Meghan, po përshëndesin turmat e mbledhura jashtë Kështjellës Windsor. Kjo është shfaqja e parë publike që çiftet mbretërore kanë bërë së bashku që nga vdekja e mbretëreshës.

Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II/ William, Kate, Harry dhe Meghan

William dhe Kate janë zhvendosur vetëm kohët e fundit në Windsor - me fëmijët e tyre Princin George, 9 vjeç, Princeshën Charlotte, 7 vjeç dhe me Princin Louis, 4 vjeç. Princi dhe Princesha e Uellsit së bashku me Dukën dhe Dukeshën e Sussex kanë kaluar disa minuta duke folur me dashamirës para pallatit në Windsor.

Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II/ William, Kate, Harry dhe Meghan

Atyre iu dorëzuan disa buqeta me lule nga njerëzit. Kjo është hera e parë që të dy çiftet janë parë në publik së bashku që nga Dita e Commonwealth më 9 Mars 2020.

vdes mbreteresha elizabeth

Sondazh

Poll