Bota

Vuçiç: Këshilltarët e Macron dhe Scholz duan marrëveshje të shpejtë! Presidenti serb jep detaje nga takimi

Në konferencën për media, ai ka njoftuar se tre bashkëbiseduesit europianë ia kanë prezantuar një kornizë të re të bisedimeve dhe negociatave në Bruksel.

10 Shtator 2022, 15:46 Nga e.k
Vuçiç: Këshilltarët e Macron dhe Scholz duan
Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesit gjermanë dhe francezë

KOSOVË- Presidenti i Serbisë Aleksandër VuçIç ka dhwnw detaje tw reja pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Serbisë, të cilën e ka mbajtur kwtw të shtunën, pas takimeve të mbrëmshme me tw deleguarit gjermano-francezë dhe ndërmjetësin Miroslav Lajcak.

Në konferencën për media, ai ka njoftuar se tre bashkëbiseduesit europianë ia kanë prezantuar një kornizë të re të bisedimeve dhe negociatave në Bruksel.

 “Bisedimet do duhej të çonin në një zgjidhje të shpejtë të, siç thonë ata, të problemeve, me të cilat jemi ballafaquar dhe të gjitha problemeve të pazgjidhura në lidhje me Kosovën” ka thënë Vuçiç.

“Esencialisht, ajo marrëveshje do të nëkuptonte, nuk mund ta quaj njohje të pavarësisë së Kosovës atë që ata  e nënkuptojnë me normalizim të marrëdhënëive, por njohje të asaj që ata e mendojnë se është realitet, normalisht flasin për atë që Kisha Serbe do të përfitonte mbrojtje të veçantë , sikur mos ta kishim këtë me planin e Ahtisaarit, dhe kanë folur diçka për Veriun, por unë iu bëra vërejtje dhe i paralajmërova që të flasin për 10 komunat, në tërë territorin e Kosovës e jo vetëm në Veri. Nuk jemi shumë të lumtur por do të vazhdojmë të bisedojmë” tha presidenti serb.

Mw tej, kreu i shtetit serb ka thënë se tre emisarët i kanë thënë se BE e ka mbështetjen edhe të SHBA’së dhe Turqisë për këtë marrëveshje.

“Bisedimet nuk kanë qenë të lehta, mund të them disa gjëra për thelbin e tyre. Përfaqësuesit e vendeve më të fuqishme europiane, e theksuan se e kanë edhe mbështetjen e SHBA’së dhe Turqisë, konsiderojnë se në kushtet kur ka luftë në Evropë nuk janë të nevojshme konflikte të reja dhe se është e nevojshme që të ketë zgjidhje të shpejtë”, tha ai.

Vuciq ka thënë se duke insistuar për këtë marrëveshje, Perëndimi po synon ti çojë porosi të qartë Rusisë dhe përgjigje për zonat që do t’ia shkëpusë Rusia Ukrainës.

“E dyta – ajo që mendoj se është më e rëndësishme -Fuqitë e Mëdha perëndimore dhe Turqia, siç më thanë duan zgjidhje të problemeve, në Evropë ka luftë. Ndoshta ne në Serbi këtë nuk kuptojmë, por Evropa duhet të mbrohet. Dhe në përputhje me atë zgjidhje potenciale, ata do t’i iknin mundësisë për t’ia dhënë një përgjigje të qartë Presidentit Putin rreth precedentit juridik dhe dhënies së pavarësisë Kosovës, duke thënë se ka marrëveshje (Kosovë-Serbi). Kështu që ne në gjithë këtë jemi bërë edhe një herë dëm kolateral i konfliktit të fuqive të mëdha dhe sjelljes së tyre joparimore nga e kaluara” shtoi Vuçiç.

Së treti, sipas Vuçiq, tw dwrguarit i kanë thënë se Putin e ka vënë perden dhe se tani “ u mbetet të gjithëve të deklarohen se në cilën anë duan, në anën e perdes ku ekonomia nuk ekziston, apo në anën e suksesit ku janë ata” ka thënë Vuçiç.

aleksander vucic miroslav lajçak

Sondazh

Poll