Bota

Putin uron Mbretin Charles: I uroj Madhërisë suaj suksese, forcë dhe gjithë të mirat

Princ Charles është shpallur automatikisht Mbret pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth. Ai ka marrë urime të shumta nga shumë liderë botërorë, ku njëri prej tyre ishte edhe Presidenti i Rusisë Vladimir Putin.

10 Shtator 2022, 15:41 Nga s.s
Putin uron Mbretin Charles: I uroj Madhërisë suaj suksese,
Vladimir Putin

RUSI- Princ Charles është shpallur automatikisht Mbret pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth. Ai ka marrë urime të shumta nga shumë liderë botërorë, ku njëri prej tyre ishte edhe Presidenti i Rusisë Vladimir Putin.

Presidenti rus Vladimir Putin shprehu "urimet e tij të përzemërta" për Charles III, i cili u shpall sot mbret, duke pasuar Mbretëreshën Elizabeth, raporton CNN.

“Ju lutemi pranoni urimet e mia të sinqerta për rivendosjen tuaj në fron. I uroj Madhërisë suaj suksese, forcë dhe gjithë të mirat”, tha Putin sipas një deklarate të lëshuar nga Kremlini.

Mbretëresha Elizabeth II është ndarë nga jeta në moshë 96 vjeçare. Njoftimin për vdekjen e monarkes e ka dhënë Familja Mbretërore në llogaritë e saj në rrjetet sociale. Ajo vdiq në Kalanë Balmoral në Skoci pasi mjekët thanë se ishin shqetësuar për shëndetin e saj të enjten.

vladimir puti rusi britani princ charles

Sondazh

Poll