Aktualitet

U kap në mes të parcelës, arrestohet 39-vjeçari në Mallakastër, i sekuestrohen dhe dy armë pa leje

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi u bë i mundur si finalizim i operacionit "Mollaj" gjatë të cilit u sekuestruan 2 armë gjahu si dhe u asgjesuan bimë cannabis sativa.

10 Shtator 2022, 09:11 Nga d.a.
U kap në mes të parcelës, arrestohet 39-vjeçari në
arrestimi

MALLAKASTËR- Policia e Mallakastrës ka vënë në pranga 39-vjeçarin Hair Kalemaj pasi në pronën e tij kishte kultivuar lëndë narkotike si dhe në banesë ju gjet një armë pa leje.

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi u bë i mundur si finalizim i operacionit "Mollaj" gjatë të cilit u sekuestruan 2 armë gjahu si dhe u asgjesuan bimë cannabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Mallakastër / Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Mallakastër, operacioni policor antikanabis i koduar “Mollaj”.

Kishte kultivuar bimë narkotike në pronën e vet dhe mbante armë gjahu pa leje në banesë, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari.

Sekuestrohen 2 armët e gjahut që iu gjetën në banesë të arrestuarit dhe asgjësohen me anë të djegies bimët e dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit nga toka dhe ajri. Si rezultat edhe i informacioneve të marra në rrugë operative, është finalizuar operacioni policor i koduar “Mollaj”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-H. K., 39 vjeç, banues në Mollaj, Mallakastër, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Në oborrin e banesës së 39-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Gjatë kontrollit të imtësishëm edhe në banesën e të arrestuarit, u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë gjahu pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

policia e mallakastres hair kalemaj

Sondazh

Poll