Sport

“Pse njerëzit me ngjyrë duhet të qajnë për të “! Ish-futbollisti bën postimin kundër Mbretëreshës, më pas e fshin pas reagimeve të ashpra

Anglia mban zi për Mbretëreshën e saj të dashur Elizabeth II, e cila vdiq dje në moshën 96-vjeçare.

9 Shtator 2022, 17:18 Nga DOSJA

“Pse njerëzit me ngjyrë duhet të qajnë për

ANGLI- Anglia mban zi për Mbretëreshën e saj të dashur Elizabeth II, e cila vdiq dje në moshën 96-vjeçare. Futbolli në Angli do të ndalet, si dhe janë shtyrë edhe ndeshjet e sporteve të tjera. Megjithatë, në një kor zërash që lartësojnë "shërbimin" që i ka bërë Anglisë  për gati tre çerek shekulli, nga bota e futbollit vjen një kritikë, me tone shumë të ashpra.

Një postim në Tëitter nga ish-futbollisti i Kombëtares angleze Trevor Sinclair shkaktoi një mori komentesh negative që e detyruan atë të fshinte jo vetëm postimin, por edhe profilin e tij, me kërkesa për ta shkarkuar nga puna e tij si komentator radioje.

“Pse njerëzit me ngjyrë duhet të qajnë për

“Racizmi u ndalua në Angli në vitet 1960 dhe u lejua të lulëzonte, kështu që pse do të qanin njerëzit me ngjyrë?!”, shkruan 49-vjeçari ish-mesfushori i Manchester City-t dhe Ëest Ham-it, i cili veshi 12 herë  fanellën e “Tre Luanëve”. Fjalë të cilave iu përgjigjën shumë subjekte të përkushtuar të Mbretëreshës, duke e dënuar ashpër postimin në Tëitter. “Ti je i neveritshëm”, i shkruanin disa nga komentuesit.

E.Ç (Dosja.al)

trevor sinclair angli

Sondazh

Poll