Sport

Tronditet Napoli, dëmtimi i Osimhen është më serioz se sa mendohej

Napoli shqetësohet nga dëmtimi i Victor Osimhen. Sulmuesi i kombëtares nigeriane, i cili e nisi jo mirë  ndeshjen e Champions League kundër Liverpool ( të cilën humbi një penallti) doli me dhimbje në fund të pjesës së parë.

9 Shtator 2022, 16:57 Nga DOSJA

Tronditet Napoli, dëmtimi i Osimhen është më serioz se sa

ITALI- Napoli shqetësohet nga dëmtimi i Victor Osimhen. Sulmuesi i kombëtares nigeriane, i cili e nisi jo mirë  ndeshjen e Champions League kundër Liverpool ( të cilën humbi një penallti) doli me dhimbje në fund të pjesës së parë.

Pas ekzaminimeve mbërriti edhe deklarata zyrtare nga Napoli: “Siç ishte planifikuar, Victor Osimhen iu nënshtrua testeve diagnostike mëngjesin e sotëm, të cilat zbuluan një dëmtim të shkallës së dytë në kofshën e djathtë.”

Dëmtimi i shkallës së dytë  duhet të korrespondojë me një ndalesë 30-40 ditore. Ai do të mungojë në ndeshjet kundër Spezia-s, Rangers-it, Milan-it, Torinos dhe dy ndeshjet e tjera të Champions League.

E.Ç (Dosja.al)

osimhen napoli

Sondazh

Poll