Bota

Afati deri më 31tetor, shefja e kabinetit të ministrisë thirrje për serbët

Të premten, Jeta Tela, shefja e kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme, së bashku me zyrtarë të tjerë nga kabineti kanë vizituar Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në Veri. Shefja e kabinetit u njoh nga afër me proçesin e përgatitjes për regjistrimin e makinave dhe kthimin e targave nga ato ilegale në targat RKS.

10 Shtator 2022, 08:04 Nga s.s
Afati deri më 31tetor, shefja e kabinetit të ministrisë thirrje
Targat e Kosovës


KOSOVË- Të premten, Jeta Tela, shefja e kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme, së bashku me zyrtarë të tjerë nga kabineti kanë vizituar Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në Veri.

Shefja e kabinetit u njoh nga afër me proçesin e përgatitjes për regjistrimin e makinave dhe kthimin e targave nga ato ilegale në targat RKS.

Sipas njoftimit të ministrisë, të gjitha përgatitjet operacionale ishin gati dhe me këtë rast Ministria e Punëve të Brendshme fton të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që të vazhdojnë të regjistrojnë makinat e tyre në QRA-të përkatëse, duke përfituar nga lehtësirat e parapara në këtë proçes i cili do të zgjatë deri me datën 31 tetor të këtij viti.

Gjithashtu, shefja e kabinetit, Tela gjatë kësaj vizite falenderoi të gjithë zyrtarët e angazhuar që me përkushtim po ofrojnë informacionet e nevojshme për qytetarët e interesuar.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se fushata e informimit do të vazhdojë në mënyrë intensive gjatë ditëve dhe javëve në vazhdim anë e mbanë Kosovës.

serbi kosove targa jeta tela

Sondazh

Poll