Bota

Gerontologët: Elizabeth II dëshmoi forcën e të moshuarve

Presidenti i Shoqatës Italiane të Gerontologjisë dhe Geriatrisë, Francesco Landi, deklaroi seMbretëresha Elizabeth II përfaqëson dëshminë më të mirë të forcës dhe elasticitetit në pleqëri, domethënë aftësinë për t’u përshtatur dhe për të kapërcyer vështirësitë që mund të ndikojnë rëndë në jetën e kujtdo.

10 Shtator 2022, 07:46 Nga s.s
Gerontologët: Elizabeth II dëshmoi forcën e të moshuarve
Mbretëresha Elizabeth II

BRITANI- Presidenti i Shoqatës Italiane të Gerontologjisë dhe Geriatrisë, Francesco Landi, deklaroi seMbretëresha Elizabeth II përfaqëson dëshminë më të mirë të forcës dhe elasticitetit në pleqëri, domethënë aftësinë për t’u përshtatur dhe për të kapërcyer vështirësitë që mund të ndikojnë rëndë në jetën e kujtdo, raporton ruetir.com.

Ai deklaroi: ”Elizabeth II ka kaluar dy shekuj. Ajo ka jetuar Luftën e Dytë Botërore, Luftën e Ftohtë, terrorizmin e IRA-s dhe të gjitha këto me përvoja personale tragjike dhe të rënda. Jeta e Elizabeth II u përshkua nga kriza, vështirësi dhe skandale reale, të cilat ajo mundi t’i përballonte duke dhënë gjithmonë prova të fortësisë dhe qëndrueshmërisë. Falë mirëqenies dhe përparimeve mjekësore, përmirësimit të përgjithshëm të cilësisë së jetës, gjithnjë e më shpesh të moshuarit mbi të tetëdhjetat janë të pranishëm në qarkun e socialitetit, kulturës dhe madje edhe politikës".

Sipas gerontologëve ”njerëzit shumë të moshuar janë një burim ideal dhe praktik, vlerën e të cilit nuk e kuptojmë realisht”, raporton 

Ata gjithashtu kanë shtuar: ”Në jetëgjatësinë e saj, me historinë e saj politike dhe personale, Elizabeth II na bën të kuptojmë plotësisht se si të kemi një jetë aktive edhe në një moshë të shtyrë, jo vetëm të shëndetshme, por edhe të suksesshme”.

vdes mbreteresha elisabeth ii britani

Sondazh

Poll