Bota

Do ruajë traditën e punën artizanale, ç’lloj mbreti pritet të jetë Charles III

Si Mbret, Charles nuk do të ketë më pasaportën e tij apo patentën e drejtimit të një makine si dhe nuk do të mund të japë opinione të forta në publiK.

9 Shtator 2022, 23:13 Nga DOSJA
Do ruajë traditën e punën artizanale, ç’lloj mbreti
Mbreti Charles

BRITANI E MADHE- Charles, trashëgimtari më jetëgjatë i fronit tani është Mbret. ÇN shkruan se praktika e tij si trashëgimtar, që zgjati 70 vjet, e ka bërë atë monarkun e ri më të përgatitur dhe më të vjetër që ka ardhur në fron. 

Ai ishte aty gjatë gjithë mbretërimit të gjatë të nënës së tij, duke parë breza të tërë liderësh botërorë që vijnë e largohen, përfshirë 15 kryeministra të Mbretërisë së Bashkuar e 14 presidentë amerikanë.

Si Mbret, Charles nuk do të ketë më pasaportën e tij apo patentën e drejtimit të një makine si dhe nuk do të mund të japë opinione të forta në publiK.

Mbreti Charles pritet të jetë i ndryshëm nga nëna e tij. Ai pritet të bëjë përpjekje për të bashkuar më shumë pakica etnike dhe grupe të pafavorizuara.

Ata që e kanë njohur thonë se thellë brenda tij është një person mjaft i turpshëm dhe i rezervuar, por edhe shumë i ndjeshëm.

Puna bamirëse e Charles përfshin mbrojtjen e trashëgimisë dhe ruajtjen e punimeve artizanale por në të njëjtën kohë kërkon inkurajimin e inovacionit dhe ndryshimit.

Pas vdekjes së Mbretëreshës Elisabeth II ditën e djeshme, froni i Mbretërisë së Bashkuar i kaloi pasardhësit në fron, Princit të Wellsit, Charles. Ai u pa i pikëlluar pas mbërritjes në Pallatin Mbretëror në Londër ku u takua dhe me mijëra njerëz që kishin dalë për ta pritur. Ai sot mbajti fjalimin e parë si mbret para miliona britanikëve dhe mbarë botës ku u zotua që do vazhdonte në gjurmët e Mbretëreshës së ndjerë.

vdes mbreteresha elisabeth ii

Sondazh

Poll