Bota

Aksident fatal, përplasen dy trena në Kroaci, 3 të vdekur 11 të plagosur

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur në Kroaci, ku rreth orës 21:30, një tren mallrash dhe një tren pasagjerësh janë përplasur në afërsi të Novskës së Kroacisë. Sipas informacioneve të fundit ka të paktën tre të vdekur dhe 11 të plagosur

10 Shtator 2022, 07:55 Nga s.s
Aksident fatal, përplasen dy trena në Kroaci, 3 të vdekur 11
Përplasja e trenave

KROACI- Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur në Kroaci, ku rreth orës 21:30, një tren mallrash dhe një tren pasagjerësh janë përplasur në afërsi të Novskës së Kroacisë, raportojnë mediat kroate.

Sipas informacioneve të fundit ka të paktën tre të vdekur dhe 11 të plagosur. Informacionet jozyrtare thonë se mes të plagosurve ka edhe disa shtetas iranianë. Sipas HRT, ata që vdiqën në aksident janë shtetas kroatë.

Aksident fatal, përplasen dy trena në Kroaci, 3 të vdekur 11
Përplasja e trenave

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq ka vizituar mbrëmë vendin e aksidentit me ministrat, të cilët kanë thënë se ishte një aksident që njerëzit nuk e kishin parë më parë.

Aksident fatal, përplasen dy trena në Kroaci, 3 të vdekur 11
Përplasja e trenave
Aksident fatal, përplasen dy trena në Kroaci, 3 të vdekur 11
Përplasja e trenave

Në vendin e ngjarjes që ka ndodhur mëngjesin e sotëm vijojnë hetimet dhe deri më tani nuk ka të dhëna për ndryshim në numrin e të vdekurve dhe të lënduarve.

kroaci tren aksident

Sondazh

Poll