Bota

Mediat në Kosovë: Klerikët fetarë shkojnë në Hagë për të vizituar ish-krerët e UÇK-së

Në Hagë sot ka mbërritur një delegacion i tre klerikëve fetarë nga Kosova, të cilët nesër do t’i vizitojnë krerët e UÇK-së në Qendrën e Paraburgimit.

9 Shtator 2022, 21:45 Nga e.k
Mediat në Kosovë: Klerikët fetarë shkojnë në
Naim Tërvana, Imzot Dodë Gjergji dhe Artur Krasniqi

HAGË- Për herë të parë një delegacion ndërfetar do të vizitojë krerët e UÇK-së, të cilët tash e dy vjet gati gjenden në paraburgim.

Në Hagë sot ka mbërritur një delegacion i tre klerikëve fetarë nga Kosova, të cilët nesër do t’i vizitojnë krerët e UÇK-së në Qendrën e Paraburgimit.

“Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërvana, Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji dhe Pastori i Kishës Protestante të Kosovës, Artur Krasniqi, gjenden tashmë në Hagë. Ata do t’i vizitojnë krerët e UÇK-së”, ka thënë për mediat në Kosvë një burim i afërt me mbrojtjen e krerëve të UÇK-së.

ushtria clirimtare e kosoves naim tervana imzot dode gjergji artur krasniqi

Sondazh

Poll