Bota

FOTO + VIDEO/ KAOS në Turqi! Urbanët përplasen kokë më kokë, raportohen të paktën 42 të plagosur

Në vendngjarje janë dërguar shumë policë, zjarrfikës dhe ekipe mjekësore. Ndërkohë që ekipet e policisë që kanë dalë në vendngjarje kanë marrë masa paraprake në rrugë, tek të plagosurit kanë ndërhyrë ekipet mjekësore.

9 Shtator 2022, 21:35 Nga I.A
FOTO + VIDEO/ KAOS në Turqi! Urbanët përplasen kokë më
Aksident ne Turqi

TURQI- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Turqi. Mediat tuke shkruan se 2 urban janë përplasur kokë më kokë për një arsye të panjohur pranë stacionit të Metrobusit Şükrübey. Ndërkohë që nga aksidenti kanë mbetur të lënduar gjithsej 42 persona në të dy urbanët. Në vendngjarje janë dërguar shumë policë, zjarrfikës dhe ekipe mjekësore. Ndërkohë që ekipet e policisë që kanë dalë në vendngjarje kanë marrë masa paraprake në rrugë, tek të plagosurit kanë ndërhyrë ekipet mjekësore.

Pas ndërhyrjes së parë, të plagosurit janë dërguar në spitalet e zonës përreth. Për shkak të aksidentit, urbanët në rajone të tjera duhej të prisnin në itinerar.

 Për shkak të ndalimit të urbanit, qytetarët kanë shkaktuar dendësi në ndalesa. Pas punës së ekipeve, urbanët e përfshirë në aksident janë larguar nga rajoni. Me punën e pastrimit të kryer në linjën e Metrobusit, shërbimet e urbanëve u rifilluan në mënyrë të kontrolluar drejt Küçükçekmece. Nga ana tjetër, zona e aksidentit dhe puna e ekipeve është parë nga ajri me dron.

aksident ne turqi

Sondazh

Poll