Bota

FOTOLAJM/ Britanikët "sy e veshë", tek fjalimi i Mbretit! E ndjekin nga lokalet e shtëpitë

Në fotot e shpërndara në mediat e huaja shihen familjet britanike që ndjekin mbretin e ri në fjalimin histotrik para Kombit. 

9 Shtator 2022, 20:53 Nga e.k
FOTOLAJM/ Britanikët "sy e veshë", tek fjalimi i Mbretit! E
Një familje britanike duke ndjekur fjalimin e Mbretit

BRITANI- Mbreti i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III mbajti sot fjalimin e parë si monark.

Ky ishte një moment historik për britanikët të cilët e ndoqën fjalimin nga lokalet, shtëpitë, metrotë apo ku ndodheshin.

Në fotot e shpërndara në mediat e huaja shihen familjet britanike që ndjekin mbretin e ri në fjalimin histotrik para Kombit. 

Pas vdekjes së Mbretëreshës Elisabeth II ditën e djeshme, froni i Mbretërisë së Bashkuar i kaloi pasardhësit në fron, Princit të Wellsit, Charles. Ai u pa i pikëlluar pas mbërritjes në Pallatin Mbretëror në Londër ku u takua dhe me mijëra njerëz që kishin dalë për ta pritur. Ai sot mbajti fjalimin e parë si mbret para miliona britanikëve dhe mbarë botës ku u zotua që do vazhdonte në gjurmët e Mbretëreshës së ndjerë.

vdes mbreteresha elisabeth ii

Sondazh

Poll