Bota

Panik në Patra, burri kërcënon me sëpatë në dorë për një vend parkimi 

Ai është parë nga banorët e lagjes teksa kërcënonte një burrë tjetër që i kishte zënë vendin e parkimit me sëpatë në dorë.

9 Shtator 2022, 21:39 Nga F.M
Panik në Patra, burri kërcënon me sëpatë në
Patra

GREQI- Një burrë ka ngritur në këmbë Policinë në Patra pasi ka kërcënuar të gjithë fqinjët e tij për një vend parkimi. Ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje në Greqi. Ai është parë nga banorët e lagjes teksa kërcënonte një burrë tjetër që i kishte zënë vendin e parkimit me sëpatë në dorë.

Ndërhyrja e banorëve të lagjes deri në momentin e mbërritjes së policisë ka bërë që të shmanget një tragjedi. Ai tashmë është vënë në pranga dhe po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen.

greq policia greke patra

Sondazh

Poll