Bota

“The Crown” do të ndërpresë xhirimet pas njoftimit për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II

Drama e vlerësuar me çmime ndjek jetën e Elizabeth II me rolin e Mbretëreshës të luajtur nga aktorët Claire Foy, Olivia Colman dhe së fundmi, Imelda Staunton. Sipas Variety, kanë konfirmuar se xhirimet e kësaj pjese do të pezullohen përkohësisht.

9 Shtator 2022, 21:23 Nga e.k
“The Crown” do të ndërpresë xhirimet pas njoftimit
Mbretëresha Elisabeth II

BRITANI- Seriali i Netflix “The Crown” do të ndalojë xhirimet pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II. Seriali është aktualisht në mes të xhirimeve të sezonit të tij të gjashtë që do ishte dhe i fundit.

“Në shenjë respekti, xhirimet në ‘The Crown’ u pezulluan sot. Xhirimet gjithashtu do të pezullohen në ditën e funeralit të Madhërisë së Saj Mbretëreshës”, thuhet në një deklaratë nga Netflix për CNN.

Drama e vlerësuar me çmime ndjek jetën e Elizabeth II me rolin e Mbretëreshës të luajtur nga aktorët Claire Foy, Olivia Colman dhe së fundmi, Imelda Staunton. Sipas Variety, kanë konfirmuar se xhirimet e kësaj pjese do të pezullohen përkohësisht.

vdes mbreteresha elisabeth ii

Sondazh

Poll