Aktualitet

Burri tenton të vrasë gruan në Fier, policia ndërhyn, 54-vjeçari arrestohet me thikë në dorë

Policia mbërriti në banesën e çiftit aty ku bëri arrestimin e autorit i cili mbante në dorë një thikë. 

9 Shtator 2022, 12:53 Nga A.B
Burri tenton të vrasë gruan në Fier, policia ndërhyn,
Policia

FIER- Një tjetër tentativë për vrasje brenda familjes ka ndodhur në vend. Policia ka mundur të parandalojë një vrasjë në Fier. Një 54-vjeçar tentoi të vrasë me thikë bashkëshorten e tij. Policia mbërriti në banesën e çiftit aty ku bëri arrestimin e autorit i cili mbante në dorë një thikë. 

NJOFTIMI:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, mbrëmjen e djeshme, pasi kanë marrë njoftim se në fshatin Radostinë Fasko, konflikti midis shtetasit M. B. dhe bashkëshortes së tij kishte agravuar, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së menjëhershme, kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit që mund të kishte pasoja të rënda për jetën e bashkëshortes së shtetasit të arrestuar.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, profesionale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit M. B., 54 vjeç, banues në Radostinë Fasko, Fier. 54-vjeçari u kap me mjet prerës (thikë) në dorë, duke kanosur për jetën, bashkëshorten e tij.

burri tenton te vrase gruan fier

Sondazh

Poll