Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, shtyhet seanca për Arbër Paplekajn, mungoi i akuzuari

Pas shtyrjes së takimit të sotëm, trupa gjykuese e Elbasanit ka vendosur që seanca e radhës do të mbahet në 14 shtator, në orën 10:45.

9 Shtator 2022, 10:23 Nga k.m.
Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, shtyhet seanca për Arbër
Pjerin Xhuvani

ELBASAN- Është shtyrë seanca e njoftuar për ditën e sotme ndaj Arbër Paplekajt, i cili është i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan pak ditë para zgjedhjeve të 25 Prillit. Seanca është shtyrë për shkak se Paplekaj nuk ka qenë i pranishëm në sallë. Por prezent ishin të gjithë dëshmitarët, drejtuesit e policisë dhe efektivët që kanë të pranishëm në vendin e ngjarjes më 21 prill kur edhe u vra Xhuvani. 

Pas shtyrjes së takimit të sotëm, trupa gjykuese e Elbasanit ka vendosur që seanca e radhës do të mbahet në 14 shtator, në orën 10:45.

Prokuroria mbylli hetimet më 25 korrik dhe dërgoi për gjykim dosjen e Paplekës, i cili akuzohet për vrasje, ndërkohë hetimet vijojnë për Kelmend Xhaferin për akuzën e vrasjes për policin Riza Mujaj për shpërdorim detyre. Për gjithë anëtarët e strukturës për mbrojtjen e votës, Arjan Hoxha, Erjon Demushi etj, është pushuar akuza e heqjes së paligjshme të lirisë.

Si ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit? 

Më 21 prill 2021, rreth orës 14:00, disa ish-policë dhe ish-efektivë ushtrie, bllokuan automjetin e Mehmet Grejsit pasi sipas PD ishte duke shpërndarë lekë dhe duke blerë vota në lagjen "5 maji" në Elbasan. Bllokimi i makinës u bë përmes dhunës nga një grup i cili më pas u identifikua dhe rezultoi se bënte pjesë në "SMV"-të e ngritura nga Gazment Bardhi. Këto "SMV", u njohën si Struktura për Mbrojtjen e Votës, që ishin caktuar për të mbrojtur votën. Përplasja e dhunshme solli plagosjen e 4 personave dhe vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

Të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Nga dita e arrestimit deri më sot në pranga është ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Paplekaj i cili akuzohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin dhe dhëndrin e tij, Eltjon Bodinakun. I përfshirë akuzohet se ishte Klemend Xhaferraj, i njohur edhe si "Kel çami", ndërsa ajo që nuk dihet është kush qëlloi ndaj Emiljano Prengës dhe Paulo Vuksanit, të dy ish-policë. Nga pamjet filmike të analizuara dhe ekspertizat e kryera ka rezultuar se Paplekaj qëlloi Pjerin Xhuvanin dhe efektiven e Shqiponjave Xhensila Sota. 

vrasja e pjerin xhuvanit arber paplekaj

Sondazh

Poll