Aktualitet

‘Rekordi guinness’ në shkallë! U lanë jashtë paketës, studentët: Do të paguajmë qiranë sikur jemi në Londër

Protesta u organizua pas paketës anti-krizë të prezantuar nga qeveria ditën e djeshme, pasi nuk përmbante asnjë ndihmë për studentët.

9 Shtator 2022, 10:31 Nga A.B
‘Rekordi guinness’ në shkallë! U lanë jashtë
Protesta

TIRANË- Aktivistët e ‘Qëndresës Qytetare’ kanë organizuar ditën e sotme një protestë para kryeministrisë ku në shenjë simbolike kanë lënë në shkallët e ndërtesës një rekord “guines” për kryeministrin Edi Rama. Sipas tyre, Rama është kryeministri i vetëm në botë që nuk njeh realitetin e studentëve.

Projekte instalacione me vlerë 4 milionë euro do zbuklurojnë opborrin e kryeministrisë ndërkohë që nuk shohim nëse do ketë ndihma për studentët. Kjo na bën të mendojmë se vendi ynë ka miliona euro që përdoren për argëtim. Janë vlera marramendëse që mund të shndërrohen në shkolla, konvikte për sistemin tonë arsimor. Ne së bashku sot do i vendosim këtë rekord Guines kryeministrit tonë, sepse është i vetmi rekord guines në botë që nuk njeh situatën e studentëve të tij”– u shpreh njëri prej aktivistëve.

"Çmimet e larta të apartamenteve ajnë të papërballueshme. Si mund ta përballojë një student qiranë e apartamenteve në Tiranë, kur u duhet të paguajnë si me qenë në Londër," tha një prej tyre.

Protesta u organizua pas paketës anti-krizë të prezantuar nga qeveria ditën e djeshme, pasi nuk përmbante asnjë ndihmë për studentët.

proteste ne tirane

Sondazh

Poll