Aktualitet

VD-U ndërtuan pa leje, nis puna për prishjen e lokaleve në hyrje Durrësit. 20 godina me 'kryq të kuq'

Sot, ishte afati i fundit që pronarët e lokaleve të hiqnin vetë, objektet para fabrikat, tendat apo karriget, por duke qenë se nuk u janë bindur kësaj urdhërese me shkrim, mbi 20 objekte do të hiqen me forcat dhe mjetet e IKMT-së. 

9 Shtator 2022, 09:55 Nga k.m.
VD-U ndërtuan pa leje, nis puna për prishjen e lokaleve në hyrje
Pamje nga aksioni i IMT

DURRËS- Aksion në lokalet në hyrje të Durrësit. Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një aksion mëngjesin e sotëm për prishjen e rreth 20 lokaleve që janë ndërtuar pa leje dhe kanë zënë hapësirat publike. Vendimi për prishjen e lokaleve pa leje u mor në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe finalizimi ka nisur që sot. 

Sot, ishte afati i fundit që pronarët e lokaleve të hiqnin vetë, objektet para fabrikat, tendat apo karriget, por duke qenë se nuk u janë bindur kësaj urdhërese me shkrim, mbi 20 objekte do të hiqen me forcat dhe mjetet e IKMT-së. 

Fadromaet e kanë filluar aksionin në lagjen 17, ndërsa shembja do të shtrihet dhe tek lokalet dhe lulishtet e Muzeut të Dëshmorëve. Në terren për prishjen e rreth 20 lokaleve janë edhe policë të rendit dhe bashkiakë, por deri më tani nuk raportohet se pronarët e subjekteve kanë bërë rezistencë. 

durres imt aksion ne durres

Sondazh

Poll