Bota

VIDEO- Homazhe nga gjithë bota, por moderatori argjentinas ngre dolli Mbretëreshën: Plaka shkoi në ferr

Në videon, e cila më pas është shkëputur, ai e quan atë një 'plakë', përpara se të ngrejë dolli për vdekjen e saj. Ai shtoi: M**t britanik. Lajm i mirë. Personi i duhur ka vdekur. Plaka më në fund shkoi në ferr.

9 Shtator 2022, 10:38 Nga k.m.
VIDEO- Homazhe nga gjithë bota, por moderatori argjentinas ngre dolli
Santiago Cuneo

ARGJENTINË Prezantuesi i TV argjentinas ofendoi Mbretëreshën Elizabeth II disa momente para vdekjes së saj Ai u shfaq duke festuar vdekjen e mbretëreshës Elizabeth II, madje duke hapur një shishe shampanjë.

Ndërsa të famshëm dhe politikanë në mbarë botën kanë bërë homazhe teksa kombi mban zi, gazetari Santiago Cuneo u shfaq duke festuar vdekjen e Mbretëreshës në një klip që që atëherë është bërë viral.

Në videon, e cila më pas është shkëputur, ai e quan atë një 'plakë', përpara se të ngrejë dolli për vdekjen e saj. Ai shtoi: M**t britanik. Lajm i mirë. Personi i duhur ka vdekur. Plaka më në fund shkoi në ferr.

Klipi ka ngjallur neveri në mediat sociale, me një person që shkruan: Një turp, çfarë mungesë respekti! Ai mund të mos e pëlqejë monarkinë, por mund të respektojë një person të vdekur. Me sa duket duhet të jesh i vrazhdë për të fituar audiencë, sa botë e trishtë. Nëse ky njeri do të ishte pak më i zgjuar, do ta dinte se mbretëresha nuk ka fuqi politike.

Cuneo, një politikan dhe biznesmen si dhe gazetar, u bë i njohur për pritjen e 'Uno Mas Uno Tres', që u transmetua nga viti 2013 deri në 2018.

santiago cuneo vdes mbreteresha elisabeth ii

Sondazh

Poll