Bota

Lajçak dhe këshilltarët e Scholz e Macron mbërrijnë në Prishtinë, nisin takimin me Kurtin

Ata janë fotografuar teksa janë futur në ambjentet e Qeverisë së Kosovës për t’u takuar me kryemintrin e Kosovës, Albin Kurti.

9 Shtator 2022, 10:04 Nga d.a.
Lajçak dhe këshilltarët e Scholz e Macron mbërrijnë
Lajcka, Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne

KOSOVË- Përfaqësuesi i Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçák dhe këshilltarët për politikën e jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne kanë mbërritur në Prishtinë.

Ata janë fotografuar teksa janë futur në ambjentet e Qeverisë së Kosovës për t’u takuar me kryemintrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftuan të shtunën se kanë angazhuar këshilltarët e tyre për të mbështetur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Në një letër dërguar Kurtit dhe Vuçiçit, dy udhëheqësit kryesorë të BE-së u bënë thirrje atyre që të tregojnë vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të marrë vendime të vështira, të cilat do të sjellin përparim në dialog.

jens plotner dhe emmanuel bonne ne kosove miroslav lajçak ne kosove

Sondazh

Poll