Bota

Brenda 10 minutash dy gra të vdekura në Mitrovicë, policia nis hetimet mbi shkaqet

Lajmi është konfirmuar nga policia e cila ka publikuar dhe informacionet paraprake ku rasti i parë është raportuar rreth orës 18:10, e tjetri në orën 18:19. Trupat janë dëguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

9 Shtator 2022, 09:58 Nga d.a.
Brenda 10 minutash dy gra të vdekura në Mitrovicë, policia nis
Foto ilustruese

KOSOVË- Dy gra janë gjetur të pajeta në diferencë prej 10 minutash nga njëra-tjetra gjatë ditës së djeshme në Mitrovicë të Kosovës.

Lajmi është konfirmuar nga policia e cila ka publikuar dhe informacionet paraprake ku rasti i parë është raportuar rreth orës 18:10, e tjetri në orën 18:19. Trupat janë dëguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

VDEKJE E DYSHUAR- Mitrovicë 08.09.2022 – 18:19. Është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Mitrovicë 08.09.2022 – 18:10. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku kompetent. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se njëra është e moshës 19 vjeç ndërsa tjetra e moshës 89vjeç.

“Njëra është 19-vjeçare, tjetra 89-vjeçare. Rastet janë cilësuar si vdekje të dyshimta”, ka thënë Zahiti.

2 te vdekur ne mitrovice policia e kosoves avni zahiti

Sondazh

Poll