Bota

Mbërriti për t'i dhënë lamtumirën Mbretëreshës, Princ Harry largohet nga Balmoral pas 12 orësh

Duka i Sussex pritet të kthehet në Windsor për të qenë me Meghan Markle.

9 Shtator 2022, 10:06 Nga A.B
Mbërriti për t'i dhënë lamtumirën
Princ Harry

MBRETËRI E BASHKUAR- Princi Harry është larguar sot nga Balmoral pas 12 orësh. Ai erdhi për t'i dhënë lamturimin e fundit Mbretëreshës së bashku me babain e tij, Mbretin Charles III dhe vëllain Princin William.

Duka i Sussex pritet të kthehet në Windsor për të qenë me Meghan Markle.

Në orën 8:28 të mëngjesit, Harry ishte ulur i vetëm në pjesën e pasme të një Range Rover ndërsa po largohej nga shtëpia skoceze e familjes mbretërore, ku kishte mbërritur në orën 19:52 të natës së kaluar.

Ai mbërriti 15 minuta pasi u njoftua vdekja e Madhërisë së saj. Ai kishte kokën të ulur dhe pjesërisht të mbuluar.

Mbreti do të fluturojë për në Londër sot për t'iu drejtuar kombit dhe Harry pritet të kthehet në Windsor, ku Meghan qëndroi pas një 'ndryshimi të planit'. 

Korrespondenti mbretëror i BBC-së, Nicholas Witchell, spekuloi në transmetim: "Ajo mund të mos jetë e mirëpritur jashtëzakonisht ngrohtësisht, për të qenë krejtësisht e sinqertë për këtë." 

Nuk dihet nëse Meghan dhe Harry do të qëndrojnë në Britaninë e Madhe deri në funeralin shtetëror, që pritet të bëhet të hënën, më 19 shtator, apo do të kthehen në SHBA për të parë Archie dhe Lilibet që tashmë janë larguar prej tyre për një javë. 

Mbretëresha Elizabeth II ka vdekur pas 70 vitesh në fron. Ajo vdiq në moshën 96 vjeçare e rrethuar nga familja e saj në shtëpinë e saj në Balmoral, duke përfshirë djalin dhe trashëgimtarin e fronit Charles, Princin e Uellsit dhe nipërit e saj, Dukën e Kembrixhit, Princin William.

Burimi: DailyMail

vdes mbreteresha elisabeth ii

Sondazh

Poll